Home Aktuale Në Bujanoc hapen shkollat e renovuara nga Garda e Ohaios të...

Në Bujanoc hapen shkollat e renovuara nga Garda e Ohaios të SHBA –së dhe ushtrisë Serbe (Foto & Video)

174
0
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael   Kirby dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratisllav Gashiq, sot kanë qëndruar në Bujanoc ku së bashku me kryetarin Arifi kanë hapur dy objeketet e renovuara nga Garda së Ohajos në bashkëpunim me Ushtrinë Serbe.

Gjatë qëndrimit të tyre në Bujanoc  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Michael  Kirby dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratisllav  Gashiq fllimisht kanë qëndruar në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit  Nagip Arifi . Në këtë takim u bisedua për çëështjen e emigratëve të cilët kalojnë nëpër terriorin e komunës së Bujanocit.

Ndërkohë ambasadori amerikan, minsitri i mbrojtjes dhe kryetari Arifi kanë bërë hapjen e dy institucioneve të renovuara në Bujanoc.  Fillimisht kanë bërë hapjen e entit parashkollorë “Gëzimi ynë “ e më pas shkollën e muzikës . Ndërkohë në konfrencën për media kryertari i komunës së Bujanocit Nagiop Arifi shprehi kënaqësine tij për projektet që janë realizuar në Bujanoc nga Garda Kombëtare e Ohaios dhe Ushtrisë së Serbisë.

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby u shpreh i kënaqur që sot gjindet në Bujanoc me kryetarin e komunës, me ministrin e mbrojtjes me përfaqësuesit e gardës së ohajos dhe me përfaqëuesit e ushtrisë serbe. Kirby ka thënë se komanda Evropiane e forcave të armatosura të SHBA-së për projektin e renovimit të kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollës së muzikës në Bujanoc, ka siguruar 130.000 dollarë.

 Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka thënë se projekti i renovimit të kopshtit dhe shkollës së muzikës është vetëm një pjesë e bashkëpunimit me Gardën nacionale të Ohajos në kuadër të projektit “Asistenca humanitare”, ndërsa në vitin 2015-të janë planifikuar 132 projekte të përbashkëta.

  Projekti i quajtur projektit “Asistenca humanitare”, është realizuar në bashkëpunim të 40 pjesëtarëve të Gardës së Ohajos së SHBA-së dhe po aq të Ushtrisë së Serbisë dhe janë ndihmuar nga kompanitë lokale./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=6IRjsTeiPjQ  ” width=”560″ height=”315″]