Home Aktuale GoPro për foto të ditës ka zgjedhur sot një pamje nga Kosova,...

GoPro për foto të ditës ka zgjedhur sot një pamje nga Kosova, por me një gabim… të madh! (Foto)

211
0
SHARE

 Gjiganti i prodhimit të kamerave, ka zgjedhur sot si fotografi të ditës urën e metaltë që të dërgon për në Via Ferrata në Pejë.

Fotografinë e bërë nga Leorent Kelmendi, ku poshtë urës dhe këmbëve të tij shihet uji i rrëmbyeshëm i Bistricës, ata e kanë përshkruar ndryshe, transmeton Telegrafi.

Në vend se të shkruajnë se kjo ndodhet në Kosovë, përbri fotografisë ata kanë shkruar se kjo fotografi është bërë në Dolomite (male në Itali).

Ka qenë i menjëhershëm reagimi në komente, por ende nuk është përmirësuar fotografia që ka marrë me mijëra pëlqime. /Telegrafi/