Home Aktuale Tërmet në rrethinën e Shkupit

Tërmet në rrethinën e Shkupit

335
0
SHARE

Një tërmet me magnitudë prej 3,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes në orën 7 e 12 minuta është ndjerë në rrethinën e Shkupit.

Siç informon Observatori sizmologjik, tërmeti rrjedh nga rajoni epiqendror i Shkupit dhe është ndjerë në fshatin Rashçe, Sillvare e Epërme dhe e Poshtme, Kondovë, Saraj dhe në rrethinë me intensitet prej  III deri IV ballë sipas Shkallës Evropiane makrosizmike.