Home Aktuale Formimi i ASK-së kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Formimi i ASK-së kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

167
0
SHARE

Themelimi i Asociacionit serb të Komunave është parakushti kryesor që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Ky kusht, njofton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti” do të jetë njëri nga përfundimet kryesore i mbledhjes së ardhshme të gjitha komunave serbe në Kosovë, transmeton koha.net.

Siç thotë gazeta, përfaqësuesit e Beogradit në rundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën në Bruksel do të bisedojnë për këtë çështje, pasi thuhet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të insistojë që të fillojë puna e ASK-së.