Home LAJME 1 shtatori, kjo ditë e zezë për arsimin e Kosovës

1 shtatori, kjo ditë e zezë për arsimin e Kosovës

696
0
SHARE

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka shprehur pakënaqësinë e tij për sistemin arsimor në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur 1 shtatorin ‘ditë të zezë për arsimin e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Buzhalës:

“Arsimtarët, dhe i gjithë rrjeti edukativ, tashmë janë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, me politikën. “Na votën ju pagat”. Kohë pas kohe edhe ndonjë darkë a drekë të turpit. Prandaj, më shumë është në trend rruga drejt Tokës së Shamit, se sa drejt Kembrixhit dhe Oksfordit.

Flamujt në gjysmështize, ju lutem.

Sot, më shumë se kurrë, jam i bindur që mbi secilën shkollë fillore dhe të mesme, do te duhej që flamujt të vendoseshin në gjysmështize. Kjo është një ditë e pikëllueshme për fëmijët tanë, që sot e nisin një vit të ri shkollor, se ndoshta pas një viti do të dalin me të ditur. Bazuar edhe nga statuset, kështu mendojnë edhe shumica e prindërve, të cilët mandej në qershor do të pasojnë me statuset e radhës, duke postuar në FB, notat e më të dashurve të tyre. Ata ndoshta nota do të marrin, por dije jo. Së paku jo, shumica prej tyre. Mos më flisni për përjashtime, sepse ata janë të tillë, jo pse kanë përfituar diçka prej shkollës, por pse janë të veçante për shkak të natyrës/Zotit. Prandaj, mos u mashtroni, nëse e shihni sot gjatë tërë ditës Ministrin Ramë Buja duke u folur për ‘kapjen e majave’ të arsimit në Kosovë.

Arsimi në Kosovë këto 15 vjet ka kapur vetëm majat e turpit. Se kjo çfarë po them, e tregon më së miri renditja e UP’se, krahasuar me Universitetet tjera botërore. Kurse, gjendja ne UP është thjeshte rrjedhojë e gjendjes në arsimin e mesëm dhe atë fillor, e edhe atë parashkollor. Të gjithë lumenjtë e paditurisë derdhen në UP. Kështu që, pikërisht për shkak të kësaj gjendje arsimore, sot djemtë e ri më shumë e synojnë tokën e Shamit se sa Kembrixhin e Oksfordin. Edhe disa fjale për mësuesit. Jo krejtësisht për shkak të fajit të juaj, por edhe ju, jeni bashkëfajtor pse gjendja është kështu siç është. Jeni shndërruar në kope, që kohë pas kohe politikanët ju vizitojnë dhe ju ftojnë për të ju ushqyer me dreka e darka. Pra, dështimi që ka ndodhur, nuk është një dështim që ka ndodhur për një vit. Kjo është thjeshtë një ndërmarrje e përbashkët kriminale, në mes të politikes dhe arsimit. Ju votat, na pagat. Cilësia e arsimit? Nuk është temë e ditës….”