Home MAGAZINA ​Filipinasja që habiti publikun me “Moj e bukura more” (Video)

​Filipinasja që habiti publikun me “Moj e bukura more” (Video)

141
0
SHARE

Ndërsa shumë të rinj dhe të reja shqiptare preferojnë që në koncertet apo në emisionet publike të garojnë me këngë të huaja, si brenda dhe jashtë vendit, e kundërta duket se po ndodh me të huajt.

Një vajzë filipinase ka mrekulluar publikun e Dubait me këngën arbëreshe “Moj e bukura more”. Ndoshta shumë persona do ta vënë në dyshim shqipen e kësaj vajze, por po të dëgjoni videon do të shikoni që shqipja e filipinases është shumë e pastër dhe nuk ndryshon me atë të shqiptarëve. Le Ghie ka performuarlive në koncertin madhështor “ComediJunction”, i cili mbahet në Dubai.

Paraqitja e saj në skenë ka bërë bujë të madhe, kurse nga video mund të shihet se kënga në shqip që filipinasja ka përzgjedhur, është pëlqyer tej mase edhe nga të pranishmit në sallë, të cilët duartrokitën pareshtur këngëtaren.

Ndoshta ky është një mesazh shumë domethënës për shumë shqiptarë dhe shqiptare që mund të përfaqësohen në mënyrë dinjitoze nëpër botë edhe me këngë të vjetra shqiptare, dhe jo vetëm me ato në gjuhë të huaj.